Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Hetimet për Belinda Ballukun, SPAK sërish kontrolle dhe sekuestro në disa biznese
Belinda Balluku TIRANË-Prokuroria e Posaçme, vijon hetimet në lidhje me numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, ndërsa një aksion është ndërmarrë sot. SPAK po kryen kontrolle në subjekte të lidhura me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës. Kontrollet po kryehen me qëllim gjurmimin e provave që mund ti shërbejnë hetimit për rolin e zv.kryeministres dhe njëherësh mistres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Mesazhet e përfshira në dosjen hetimore tregojnë se më 12 gusht 2021, punonjësit e ARRSH-së punonin deri pas mesnate për publikimin e tenderëve. Ndërsa Belinda Balluku jepte urdhrat për fituesin e tenderit. Mesazhet e vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, mes Ballukut dhe vartësit të saj, Ervis Berberi, janë në fokus të hetimeve. Sipas një bisede të 1 tetorit...