“Hetimet për 21 Janarin po zvarriten”/ Xhaxhai i Aleks Nikës takon kryeprokurorin e SPAK: Braho më tha…
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, është parë sot të futet në ambientet e SPAK. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se ai ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Klodian Braho. Pasi doli nga SPAK, xhaxhai i Aleks Nikës dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se hetimet po zvarriten. “SPAK e ka në dorë hetimin, ne kemi vërejtjet tona. Kemi hyrë në vitin e 16 dhe kjo çështja është në sirtarët e drejtësisë. Duhet të përshpejtohen hetimet, të thirren të gjithë personat në dijeni, policisë, gardës, kryeministrisë etj. Marrim forcë nga gjaku i Aleksit, është krim shumë i rëndë. Do e ndjekim derisa të zbulohet e vërteta. Kemi kërkuar të merret në pyetje punonjësi i serverave të IT dhe nuk është thirrur....
Burimi:
top-channel.tv