Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Prokuroria e Posaçme, SPAK, po kryen mesditën e kësaj të premte kontrolle në disa biznese në kuadër të hetimeve për zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas raportimeve, kontrollet po ushtrohen në disa biznese që janë të lidhura me procedurat tenderuese të lotëve të Unazës së Madhe, projekt i cili është nën hetim nga SPAK. Mësohet se ka pasur edhe sekuestro në disa prej këtyre bizneseve. Sipas raportimeve kontrolle janë kryer edhe në zyrën dhe banesën e Arbër Abazit në lidhje me procedurat e tenderimit të Unazës së Madhe. Ai është gjithashtu i lidhur familjarisht me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezës së saj. Kontrollet lidhen kryesisht me procedurat e dyshuara për tenderat e loteve të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet se janë kryer shkelje ligjore dhe favore...