Hetimet e barazisë në tendera pa statusin e të penduarit, ndryshimet në Kodin Penal i bllokojnë SPAK-ut dëshmitarët
Shkelja e barazisë në tendera është një nga krimet më të hetuara nga SPAK, e megjithatë, nëse dikush vendos të pendohet dhe të rrëfejë se kush e urdhëroi, ai nuk e merr statusin e të penduarit. Kjo sepse, me shfuqizimin e një paragrafi në Kodin Penal për bashkëpunëtorët e drejtësisë, me ndryshimet e propozuara kufizohet e drejta e bashkëpunimit me autoritetet për një kategori veprash. Aktualisht, të penduarit rrëfehen për krimet më të rënda, duke nisur nga organizatat kriminale, terroriste, bandat dhe krimet e lidhura me to. Por janë lënë jashtë lidhjes së marrëveshjes për t’u penduar një seri veprash të tjera që nuk kanë marzh dënimi më të lartë se 7 vite burgim, që do të thotë se mes tyre është edhe shkelja e...
Burimi:
top-channel.tv