Hetime për tendera, BKH ushtron kontroll në kompaninë farmaceutike “Evita”

Hetime për tendera, BKH ushtron kontroll në kompaninë farmaceutike “Evita”

Me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”, e biznesmenit Klodian Allajbeut. Kontrollet kanë të bëjnë me hetime tenderash, ndërsa mësohet se urdhri është firmosur nga prokurorja e Posaçme, Dorina Bejko. Kujtojmë së gjatë muajit dhjetor, në tenderin e shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik Evita Sh.p.k, i Allajbeut duke s’kualifikuar operatorin tjetër pjesëmarrës në garë, Montal Sh.p.k, e cila paraqiti ofertën më të ulët. Vlera që ofroi “Evita” në këtë tender është afro 120 milionë lekë më shumë se sa ofroi kompania tjetër në garë, ku normalisht në tendera fiton ai që paraqet ofertën më të...