Hetim për ilaçin nilotinib/ Prokuroria sekuestron dokumente dhe mostra të barit antitumoral importuar nga MegaPharma
Një hetim penal për shpërdorim detyre ka nisur në lidhje me regjistrimin e medikamentit antitumorial Nilotinib Pharmascience nga Agjencia Kombëtare e Barnave, e cila nuk mori në konsideratë Agjencinë Europiane të Barnave që hedh dyshime mbi pasigurinë e ilaçit, por as vetë analizat laboratorike në fazën fillestare të cilat rezultuan problematike pas aplikimit nga distributori shqiptar Megapharma dhe u ripërsëritën. Top Channel mëson se në fillim të vitit 2026 ka nisur procedimi penal dhe më datë 02 shkurt, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë vendim për sekuestrimin e dokumenteve dhe mostrave të barit Nilotinib 150 mg dhe 200 mg, për mënyrën e regjistrimit. Ky është vendimi i prokurorëve Ndini Tavani dhe Arben Agovi, të cilët pasi shqyrtuan aktet konstatuan nevojën e sekuestrimit të praktikës që lidhet...
Burimi:
top-channel.tv