“Hesapet” e palara 2025

“Hesapet” e palara 2025

Foto Ilustruese Fundi i 2025-ës, por plumbat ‘folën’ sërish për armiqësi kriminale të mbetura hapur prej vitesh. 2025-një vit me emra të rikthyer nga bota e krimit qoftë të ekzekutuar, të burgosur apo të zhdukur pa gjurmë…Një vit ku ‘fletoret’ e vjetra u hapën sërish dhe hallka e zinxhirit të gjatë me  rrënjë në larje hesapesh të vjetra, pazare të prishura dhe aleanca të thyera mes grupeve kriminale…Përfundimi: krimi tronditi sërish vendin me atentate, viktima e plumba drejt të pafajshmëve…këtë herë me vrasje të ndodhura në mes të ditës pa marrë parasysh asnjë dhe asgjë veç objektivit! Nga jugu në veri krimi ‘veshi’ hartën e Shqipërisë Saga 30-vjeçare e hakmarrjeje mes fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, u rikthye me një ekzekutim në Vlorë në...