Heroinë, kokainë dhe armë të forta/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplas makinën e policisë gjatë tentativës për t’u arratisur
Një 45-vjeçar, i dyshuar për shitje të drograve të forta, vjedhje dhe posedim të armëve të ftohta, u arrestua nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Përfshirja e shumëfishtë”. Operacioni u finalizua pas një kallëzimi për kanosje, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme dhe bashkëpunimi mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcës së Posaçme Operacionale dhe Komisariatit të Policisë Durrës çuan në zbardhjen e disa veprave penale të ndërlidhura. Fillimisht u identifikua shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar se për motive të dobëta kishte kanosur një shtetas me pistoletë lodër. Mjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa ndaj 36-vjeçarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Në momentin e ndërhyrjes, ai shoqërohej nga shtetasi Julian Ismailaj, 45 vjeç, banues në...
Burimi:
top-channel.tv