Heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim, Ministri i Drejtësisë “shkund” shërbimin noterial
Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin noterial në mbarë vendin. Konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2025 kur ai sapo kishte marrë detyrën, janë kryer 22 inspektime të plota ndaj noterëve, nisur edhe nga ankesat që kanë mbërritur prej qytetarëve, por edhe nga raportime të ndryshme mediatike. Në përfundim të këtyre inspektimeve rezulton se ka pasur 12 penalitete, përfshi edhe heqje të licencës. Ndaj 6 noterëve është lëshuar masa “vërejtje me paralajmërim për heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit”. Frida Muçmatajt dhe Valentin Lleshit iu është hequr licenca pasi edhe pse kishin mbushur moshën ligjore të daljes në pension ata vijonin ende të ushtronin profesionin e noterit. Krahas masave disiplinore...
Burimi:
argjiroja.net