Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

Në Gjykatën e Posaçme, këtë të martë po zhvillohet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku po dëshmon Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK. Gjatë dëshmisë së tij, Hoxhaj tregoi mënyrën se si u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Dorjan Shkozës, për një pagesë prej 70 mijë eurosh. Sipas tij, porosia është dhënë nga Nuredin Dumani, i cili vepronte për llogari të personit të njohur si “Krymi”. Hoxhaj deklaron se njohja me Nuredin Dumanin ka ndodhur në vitin 2020, gjatë festës së ditëlindjes së Festim Qolit. “U njohëm duke ngrënë e duke pirë, shkëmbyem numrat e telefonit. Disa muaj më pas u takuam sërish. Ai ishte i interesuar të më takonte”, ka...