Helmimi i studentëve, reagon AKU
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmit të helmimit nga ushqimi të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë. “Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë. Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme”, lexohet në njoftimin e AKU. AKU shton se “për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve”. Njoftimi i AKU: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion...
Burimi:
opinion.al