Hedhja në treg e ilaçeve të skaduara, operacioni policor “Skadenca” vë në pranga 42-vjeçarin në Fier
Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale njofton se në Fier goditet një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa faturë tatimore.Finalizohet pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar “Skadenca”.Magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe një pjesë të konsiderueshme të skaduara, të cilat më pas i hidhte në treg duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare, pas një pune...
Burimi:
kohajone.com