“He mo tiger se të thashë…naj ndeshje te sigurt”/ Provonin ‘fatin’ në baste sportive, zbardhen bisedat mes policëve (MESAZHET)
ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë, të cilët akuzohen se kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive. ZËRI ka siguruar pjesë të dosjes hetimore të Prokurorisë së Elbasanit për punonjësit e policisë, për të cilët, hetimet kanë zbuluar komunikime në aplikacionin “WhatsApp”, që dokumentojnë aktivitetin kriminal dhe nxjerrin hapur efektivët. Bisedat e mëposhtme, në periudha të ndryshme kohore tregojnë qartë implikimin e efektivëve dhe rolin e tyre në organizimin e lojërave të fatit, me qëllim përfitimin e shumave që në raste llogaritet me përqindje ndarje fitimi mes tyre. Nga këto komunikime rezulton se në data të ndryshme, për një periudhë nga maj 2022 - shkurt 2023, nënkomisari Redon Tafilaku i ka kërkuar shtetasit Edison Pemaj...
Burimi:
zeri.ai