Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një makinë, drejtuesi i së cilës sapo i kishte dhënë ca monedha, mbi trupin e tij kaloi një makinë e dytë. Kjo ishte edhe goditja fatale sepse fëmija ndërroi jetë në spital, ku e kishte dërguar shoferi 55-vjeçar që e goditi i pari. Altin Hazizaj, drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, thotë se situata e të miturve që lypin është e tmerrshme. Shërbimet Sociale nuk reagojnë dhe institucionet vendore nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta. Fëmijët janë në vëmendje edhe të policisë për shkak të shfrytëzimit nga grupe të caktuara, thotë Hazizaj. Drejtoresha e Shërbimit Social, Reme Lala dhe drejtoresha për Mbrojtjen...
Burimi:
gijotina.com