Haxhiymeri: Elbasani po ndërton identitetin e një qyteti më të gjelbër dhe më efikas

Haxhiymeri: Elbasani po ndërton identitetin e një qyteti më të gjelbër dhe më efikas

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Efiçencës së Energjisë, Bashkia Elbasan ka theksuar angazhimin për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe për një të ardhme më të gjelbër për qytetin.Drejtoresha e Politikave të Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit, Statistikave dhe Performancës, Lorena Haxhiymeri, u shpreh se kjo ditë është një moment reflektimi për mënyrën se si qyteti menaxhon burimet dhe energjinë.“Në Ditën Ndërkombëtare të Efiçencës së Energjisë, Elbasani nuk flet thjesht për kursim energjie. Sot flasim për përgjegjësi, për vizion dhe për të ardhmen që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë”, u shpreh Haxhiymeri.Sipas saj, Elbasani ka zgjedhur të jetë pjesë aktive e tranzicionit të gjelbër europian, duke ndërmarrë politika dhe investime konkrete në energjinë e pastër dhe në zhvillimin e qëndrueshëm.“Elbasani ka zgjedhur të mos jetë...