Hasimja: Të bëhemi bashkë për Shqipërinë e të ndershmëve. Ka edhe socialistë të zhgënjyer

Hasimja: Të bëhemi bashkë për Shqipërinë e të ndershmëve. Ka edhe socialistë të zhgënjyer

Politologu Ermal Hasimja iu bashkua këtë të premte protestës së opozitës para Kryeministrisë. Në fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në shesh, Hasimja u ndal fillimisht te konteksti historik i 20 shkurtit për shqiptarët. Më tej, Hasimja theksoi rolin e bashkimit të qytetarëve, që udhëhiqen nga shpresa për një Shqipëri më të mirë për veten dhe brezat e rinj, teksa nuk la pa përmendur edhe socialistët e zhgënjyer nga PS-ja. “Mbi tre dekada më parë, te ky kalimi kam qenë bashkë me tim atë, duke parë autobotët me bojën e kuqe. Kishim frikë, por më shumë kishim shpresë. Nuk e dinim a ishin të djathtë apo të majtë, nga fshati apo qyteti, të krishterë apo myslimanë, me fillore apo me universitet. Një gjë e...