Hasimja: Përmbytjet sa herë bie shi nuk janë normale, fajtor edhe ndërtimet pa kriter

Hasimja: Përmbytjet sa herë bie shi nuk janë normale, fajtor edhe ndërtimet pa kriter

Për përmbytjet në vend, analisti Ermal Hasimja ka vënë gishtin te kaosi urban dhe ndërtimet problematike edhe si shkaktarë të situatës në qytetet e mëdha. Për të realiteti i përditshëm është i dukshëm për të gjithë: qytetet kryesore paralizohen sa herë ka reshje. Analisti nënvizoi se situata në dy qendrat më të mëdha urbane, Tiranë dhe Durrës, është kthyer në një rregullsi shqetësuese. ”Bie shi dhe disa vende si Tirana dhe Durrësi bëhen këneta. Kjo po bëhet rregullisht dhe këtu ka një problem që ka të bëjë edhe për mënyrën e ndërtimit në Shqipëri, ku ka raste flagrante shkeljesh të ligjit”,-deklaroi Hasimja. Sipas tij, ndërtimet që nuk respektojnë kriteret urbanistike kanë bllokuar frymëmarrjen e qyteteve dhe kapacitetet shkarkuese. Hasimja kërkoi që shteti të mos mjaftohet...