Hasimja: PD ditën negocion me partitë e vogla, natën marrëveshje me Ramën

Hasimja: PD ditën negocion me partitë e vogla, natën marrëveshje me Ramën

Analisti Ermal Hasimja ka kritikuar strategjinë e Partisë Demokratike ndaj partive të vogla opozitare, duke e cilësuar të paqëndrueshme dhe kontradiktore. Për të PD ka më shumë nevojë se kushdo tjetër për bashkëpunim opozitar, pasi është forca më e madhe, por nuk është e gatshme të bëjë lëshime apo sakrifica reale. “Nuk ka kuptim të kërkosh bashkëpunim me partitë e vogla dhe, në të njëjtën kohë, të biesh dakord me PS-në për ndryshime në Kodin Zgjedhor që i dëmtojnë ato”, theksoi ai. Analisti vlerësoi se do të ishte politikisht dhe moralisht më e ndershme që PD, për sa kohë kërkon aleanca, të shtrinte dorën ndaj partive të reja, sidomos në çështje jetike si Kodi Zgjedhor. Ai shtoi se këto parti sjellin vota që nuk do...