Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)

Harta e re territoriale, PS paraqet zyrtarisht 4 variante për reformën (VIDEO)

Partia Socialiste propozon zyrtarisht 4 variante për hartën e re territoriale. Në analizën e plotë të ekspertëve të ngarkuar nga mazhoranca socialiste, vlerësohen disa skenarë të mundshëm për të ndryshuar hartën. Varianti i parë nuk prek numrin e 61 bashkive, lë hartën e ndryshuar në 2014, por synon decentralizim asimetrik. Sipas propozimit, përgjegjësitë funksionale diferencohen sipas kapacitetit të demonstruar, funksionet bazë u mbeten të gjitha bashkive, ndërsa funksionet më kërkuese u ngarkohen vetëm njësive me kapacitet të mjaftueshëm ose ushtrohen përmes qeverisjes së përbashkët. Varianti i dytë, bashkitë e mëdha. Ky variant kërkon ndërhyrje të thella në territor. Më parë, për këtë ndërhyrje PS kërkonte 36 bashki, ndërsa këtë herë flitet për konsolidim territorial gjithëpërfshirës, me objektivin që çdo bashki e re të ketë kapacitet...