Hapja e portave të HEC-it të Banjës shkaktoi përmbytje në Cërrik, Devolli dëmtoi serrat

Hapja e portave të HEC-it të Banjës shkaktoi përmbytje në Cërrik, Devolli dëmtoi serrat

Edhe pse në përmasa më të vogla, përmbytjeve nuk i kanë shpëtuar as fermerët në Cerrik. Hapja e portave të HEC-it të Banjës ka përmbytur sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në fshatrat Linas e Selitë. Fermerët kanë pësuar dëmë të mëdha sidomos në sera e pemtari. Nga ana tjetër drejtoria e bujqësisë bën me dije se është ngritur një grup pune për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara, evidenca të cilat më pas do t’i përcillen Ministrisë së Bujqësisë. Mësohet se në dy ditët e para të hapjes së portave të Hidrocentralit të Banjës, shkarkimet kanë qenë 290 m³/sek, në vijim 190 m³/sec ndërsa tashmë portat janë mbyllur dhe nuk shkarkohet. Top Channel