Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, dënohen 7 shtetas të huaj që trafikonin klandestinë
Gjykata e Posaçme ka dhënë verdiktin për një nga grupet më të rrezikshme të trafikut të klandestinëve që vepronin në Shqipëri dhe Kosovë. Shtatë shtetas të huaj janë shpallur fajtorë për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë tentativën e vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit, trafikimin e emigrantëve dhe armëmbajtjen pa leje, duke u dënuar me masa që variojnë nga 8 deri në 35 vite burg. Ata akuzohen se më 25 maj 2023 hapën zjarr ndaj policisë kufitare në Morinë, gjatë një operacioni për kapjen e personave të armatosur, duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve dhe banorëve të zonës. Dënimet më të rënda janë dhënë për Sultan Grimash, Ayoub Bahhoo, Muhammed Radën dhe Muhammed Shehab, të cilët u dënuan secili me nga 35...
Burimi:
kohajone.com