Hapen bastet sportive on-line! Ja si mund ta fitosh licencën, jepen vetëm 10-të në të gjithë vendin

Hapen bastet sportive on-line! Ja si mund ta fitosh licencën, jepen vetëm 10-të në të gjithë vendin

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për licencimin e basteve sportive on-line në Shqipëri. Vendimi përcakton kriteret strikte, afatet e aplikimit dhe metodologjinë e pikëzimit për subjektet që duan të hyjnë në këtë treg. Numri i licencave do të jetë i kufizuar, jo më shumë se dhjetë, ndërsa procedura e përzgjedhjes do të menaxhohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe një Komision Licencash i posaçëm. Metodologjia e vlerësimit është e ndarë në 100 pikë totale. Kriteret kryesore janë: oferta ekonomike (30 pikë), përvoja në lojërat e fatit (30 pikë), kapacitetet organizative dhe administrative (20 pikë), zgjidhjet software dhe siguria (15 pikë), si dhe plani i biznesit (5 pikë). Në rast se aplikantët marrin pikë të barabarta, renditja e tyre do të përcaktohet...