Hap pas hapi! 42-vjeçari ishte nisur për të shitur drogën, Policia e kap mes Unazës, i gjenden armë e silenciator
PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke transportuar 10 kg kanabis. Vilson Shima u rrethua në Unazë të Madhe nga forcat e policisë, të cilët kishin informacion për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë. Komisariati nr. 4 prej disa kohësh kishte në vëzhgim 42-vjeçarin Vilson Shima si i dyshuar i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike. Kanabisin e kishte siguruar në zonën e Baldushkut dhe do ta shiste në afërsi të zonës së njohur si ‘Kafja e Rremës’. Gjatë aksionit u sekuestruan 10 kilogramë knabis në automjet, ndërsa në banesën e tij gjatë kontrollit u gjetën 2 armë zjarri, 2 silenciator dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e...
Burimi:
zeri.ai