Haki Çako: Përmirësim gradual i situatës së përmbytjeve, problematika nga çarja e argjinaturës së Semanit
Situata e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile, pushteti vendor dhe institucionet e tjera vijojnë punën në terren për menaxhimin e emergjencës, rehabilitimin dhe evidentimin e dëmeve. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako bën një pasqyrë të detajuar të situatës më të fundit, masave të marra dhe procesit të vlerësimit e kompensimit të dëmeve. “Në qarkun Shkodër sipas raportimeve nga strukturat vendore janë rreth 1000 ha tokë bujqësore ende nën ujë, kryesisht të mbjella në grurë. Në qarkun Fier vazhdon të ketë problematika për shkak të çarjes së argjinaturës në lumin Seman. Janë përmbytur toka bujqësore në fshatrat Hasturkas dhe Ndërnënas, njësia...
Burimi:
kohajone.com