Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Hakeroi kompjuterët e SPAK, mbyllen hetimet/ Merret i pandehur ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, ka dalë nga SPAK, së bashku me avokatin e tij, pasi u paraqit sërish ditën e sotme. Mësohet se ai është marrë i pandehur, teksa gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi më herët se ndaj tij dhe Zambak Gjoni e Arnold Rrokaj janë mbyllur hetimet për përgjim i paligjshëm në kuadër të grupit kriminal. Më herët, ish-funksionari i burgjeve ishte në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal. Hakerimi i kompjuterëve të SPAK u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Ky i fundit është...