Hakerimi i SPAK! Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet sërish në Prokurorinë e Posaçme
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Agim Isamili është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale: 'Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, 'Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'. Në lidhje me çështjen Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Arnold Rrokaj, ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit, Zambak Gjoni, ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, të cilët akuzohen për hakerimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerët, Rrokaj dhe Gjoni ndodhen nën masën e sigurisë...
Burimi:
zeri.ai