Hakerimi i e-mail të prokurorëve të SPAK/ “I thashë t’më gërmojë për Ulsi Manjën”, ish-drejtor i Burgjeve shokut të tij: Aaaa, do ishte e hatashme
Top Channel zbardh dosjen e SPAK në lidhje me hetimet për hakerimin e kompjuterëve të Prokurorisë së Posaçmes, për të cilën akuzohen Arnold Rrokaj, ish-drejtori i burgut të Vlorës Zambak Gjoni dhe ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Ismaili ka deklaruar se dosjet e përftuara nga kompjuterët e prokurorëve të SPAK, ia ka dhënë Gjoni, ndërsa këtij të fundit ia ka dhënë Rrokaj, i cili ka kryer hakerimin. SPAK thotë se nga hetimi rezulton se Agim Ismaili, është shkarkuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, në bazë të propozimit të Ministrit të Drejtësisë. Nga këqyrja e dokumentacionit bashkëlidhur kësaj praktike, rezulton se procedura e shkarkimit...
Burimi:
top-channel.tv