Gurë e xhama kudo, dritare e rënë në tokë dhe derë e shqyer/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 në Tiranë
Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Komisiarit numër 3 në Tiranë, që dje në darkë u sulmua në mënyrë të dhunshme nga një grup protestuesish të maskuar. Në videon duken qartë pasojat e vandalizmave që të rinjtë e maskuar ushtruan ndaj institucionit të Policisë. Kudo ka gurë dhe xhama të thyer. Dera e ambienteve të pritjes së qytetarëve është totalisht e shkatërruar, ndërsa një prej dritareve është shkulur plotësisht nga vendi. Nuk duket rastësore fakti që të njëjtat maska të vëna nga dhunuesit e ambienteve të rajonit të policsë, u panë të vendosura nga qytetarë edhe gjatë protestës që u mbajt para Kryeministrisë.
Burimi:
sot.com.al