Grupi negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, qeveria miraton ndryshimet në përbërjen
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme në përbërjen e Grupit Negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vendimi reflekton lëvizjet e reja në kabinetin qeveritar, ristrukturimin e ministrive, si dhe zëvendësimin e disa zëvendësministrave që mbulojnë kapitujt specifikë të negociatave. Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Shtetit dhe Kryenegociatori, ndryshimet prekin disa prej fushave më kyçe të procesit të integrimit, duke përfshirë Drejtësinë, Ekonominë, Mjedisin dhe Bujqësinë. Emrat e rinj dhe largimet Një ndryshim është zëvendësimi i Arbjan Maznikut me Ervin Demon. Po ashtu, në fushën e Statistikave (që lidhet me ndryshimin e parë në listë), Lantona Sado zëvendëson Elsa Dhuli. Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Brendshme, ku negociatori për Kapitullin 24 (Drejtësia, Liria...
Burimi:
kohajone.com