Gruaja emrin e kompanisë, burri krijoi një skemë mashtrimi fiskale, arrestohet biznesmeni në Tiranë (EMRI)
prokuroria tirane TIRANË- Biznesmeni Gjergji Fela është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pasi dyshohet për përfshirje në një skemë mashtruese fiskale që dyshohet se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit në vlerën 62,670,861 lekë. Nga hetimet, rezulton se subjekti 'Dorina Fela', i regjistruar në emër të bashkëshortes së biznesmenit, ka kryer shitje fiktive në vlerë rreth 150 milionë lekë, përmes deklarimeve të rreme dhe faturave fiktive. Ndërkohë, hetimet vijojnë në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj. Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës: Krijoi skemë mashtruese fiskale me 150 mln lekë shitje fiktive duke dëmtuar buxhetin e shtetit, me kërkesë të Prokurorisë Tiranë arrestohet shtetasi Gj.F. Me kërkesë të...
Burimi:
zeri.ai