GROENLANDË/ Partitë politike: Nuk duam të jemi amerikanë
Partitë politike të Groenlandës shprehën unitet në përgjigje të pretendimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj territorit danez. “Nuk duam të jemi amerikanë, nuk duam të jemi danezë, duam të jemi groenlandezë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga pesë partitë në parlamentin e Groenlandës, Inatsisartut. Partitë i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i japin fund “përçmimit ndaj vendit tonë” dhe theksuan se “e ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset nga populli groenlandez”. Trump riafirmoi dje pretendimin e tij ndaj Groenlandës, duke thënë se SHBA-ja duhet të veprojë për të parandaluar Kinën ose Rusinë që të marrin kontrollin e ishullit arktik me rëndësi strategjike. Duke folur për gazetarët gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se Uashingtoni do...
Burimi:
gijotina.com