Grida Duma për çështjen Balluku: Precedent i ri, trajektore e re ku politika do të çojë drejtësinë

Grida Duma për çështjen Balluku: Precedent i ri, trajektore e re ku politika do të çojë drejtësinë

Me 82 vota, Partia Socialiste vendosi të mos ia dorëzojë SPAK ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Në studion e Top Story, moderatorja Grida Duma analizoi situatën aktuale politike të dy kaheve, me PS-në lidhur me çështjen Balluku dhe reagimet e opozitës. ”Analiza ka nisur që ditën e hënë, kur opinion publik priste që Edi Rama të mbante fjalën e vet mbi vendimin për dhënien ose jo të imunitetit për mandatin e zonjës Balluku. Rama trajtoi tre dilema për publikun, të cilat u kthyen në trilema, në momentin kur opozita sot duhet t’i kundërpërgjigjej me një protestë, të cilën duhet ta analizojmë. Çështja Balluku nuk mbaron këtu, do të vijojë më tej me hetimin. Ajo që ka hapur ky sipar është një precedent i ri, i rrezikshëm ose...