Gratë e “Pojskës” kundër amnistisë, letër TCH: Jemi përjashtuar, nga 447 gra të burgosura lirohen vetëm 9

Gratë e “Pojskës” kundër amnistisë, letër TCH: Jemi përjashtuar, nga 447 gra të burgosura lirohen vetëm 9

Qeveria miratoi amnistinë penale , që pritet të shqyrtohet në komisionin përkatës, por gratë në burgun e Pojskës deklarojnë se janë përjashtuar prej saj. Në një letër dërguar TCH nga Burgu i Pojskës gratë e dënuara dhe të paraburgosura ankohen për diskriminim mbasi sipas tyre është hera e dytë që nuk përfitojnë nga amnistia e planifikuar. Për dijeninë e të gjithëve shkruajnë të dënuarat kodi penal zbatohet njësoj si nga GJKKO ashtu edhe nga gjykatat e përgjithshme, kështu që nuk na duket e arsyeshme të bëhen përjashtime të tilla që kanë si kriter institucionin. “Ne po vuajmë njësoj si, kemi probleme dhe shqetësime si të gjithë, kemi ëndrra, plane familjare, fëmijë dhe prindër që na presin. E vetmja gjë që kërkojmë është të trajtohemi si...