Grabitje me bashkëpunëtorë në Cërrik, arrestohet 36-vjeçari, ndiqet penalisht i mituri 15-vjeçar

Grabitje me bashkëpunëtorë në Cërrik, arrestohet 36-vjeçari, ndiqet penalisht i mituri 15-vjeçar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë zbardhur një rast vjedhjeje me thyerje të ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 2, duke identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë penale autorët e dyshuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, strukturat policore organizuan punën për kapjen e autorëve. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit A. M., 36 vjeç, dhe nipit të tij 15-vjeçar, si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Në përfundim të veprimeve procedurale: U arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Cërrik, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. U referuan materialet në Prokurori,...