Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

Grabitje makinash dhe trafik kokaine, arrestohet 55-vjeçari shqiptar në Itali

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për akuzat e grabitjes dhe trafikut të drogës. I dyshuari u pa duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë midis makinave të parkuara, duke mbajtur dy çelësa, sikur po shqyrtonte me kujdes brendësinë e automjeteve, me qëllim grabitjen e tyre. Kjo sjellje nuk kaloi pa u vënë re nga oficerët, të cilët po kryenin patrullime rutinë në Brescia ditët e fundit. 55-vjeçari me qëndrim të ligjshëm në Itali, por i njohur tashmë për forcat e rendit për disa precedentë penalë, u pa në Via Duca degli Abruzzi. Që në momentet e para, 55-vjeçari u duk nervoz dhe jo bashkëpunues, duke u përpjekur të fshihte diçka nën rroba. Kur u pyet për shpjegime, ai u përpoq të justifikonte...