Grabitja me armë në Tiranë/ Zbulohen detaje të reja: 42-vjeçari hoqi mjekrën pasi shkoi në banesë për të fshehur…
Autori i grabitjes me armë zjarri ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor është identifikuar si 42-vjeçari Luan Maçi. Sigurohet foto e autorit të grabitjes, i cili u arrestua brenda ditës së sotme nga forcat e policisë. Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se në momentin e grabitjes autori ka qenë me mjekër, ndërsa në tentativë për të fshehur identitetin ai ka shkuar në banesë dhe e ka hequr atë. Sipas autoriteteve ai ka vjedhur rreth 3 milionë lekë duke kërcënuar punonjësen me një armë zjarri, siç duket edhe në pamjet e publikuara. 42-vjeçari ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.
Burimi:
sot.com.al