Grabitja e FiBank, Proda falenderon dy efektivët që arrestuan autorin ditën e sotme

Grabitja e FiBank, Proda falenderon dy efektivët që arrestuan autorin ditën e sotme

Ilir Proda në komisariatin nr 2 TIRANË- 58-vjeçari Bardhyl Fusha që tentoi grabitjen e FiBank mesditën e sotme, u neutralizua nga dy efektivët e komisariatit nr.2 të Tiranës. Ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ai që falenderoi për profesionalizimin dy ekeftivët Ermal Çekun dhe Eduart Salikon. “Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës, duke neutralizuar autorin, si dhe duke sekuestruar armën e zjarrit dhe shumën e parave të grabitura. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë. Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të...