Grabitja e armatosur në një pikë Exchange, arrestohet autori i ngjarjes
Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme. autori, i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç, për t’i shpëtuar kamerave të sigurisë, në mënyrë që të mos identifikohet, mban kokën thuajse ulur dhe pret që punonjësja e pikës së këmbimit valutor t’i japë paratë. Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.
Burimi:
ntv.al