Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe
Më shumë se sa një grabitje klasike, veprimi i ndërmarrë nga Bardhyl Fusha, pak para mesdite, të enjten, duket të ketë qenë një akt në kushte dëshpërimi. Në dëshmitë e tij të para efektivëve, ai ka folur për një situatë financiare problematike, me sipërmarrjen e tij në fushën e shërbimeve të ndërtimit. Afro 70 milionë lekët të vjetra, ai thotë se i kishte detyrime të papaguara punonjësve të tij. Fusha rezulton të jetë administrator i “Danieli Millenium”, shoqëri e themeluar në shtator të vitit 2018, e që ofron shërbime në ndërtim. Pronar është djali i tij. Shoqërisë i janë vendosur 5 herë masa të sigurimit të detyrimit tatimor për të mos lejuar tjetërsimin e pasurive të patundshme. Sipas të dhënave financiare, prej vitit 2023, ajo...
Burimi:
gijotina.com