Grabiti me armë zjarri exchange te zona e ‘5 Majit’, arrestohet 42-vjeçari (FOTO-VIDEO)
autori Luan maci-vendngjarje TIRANË- Policia ka arrestuar autorin e grabitjes në një pikë të këmbimit valutor në qendrën “Concord”. Mësohet se në pranga ka rënë 42-vjeçari, Luan Maçi. Maçi nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti 3 milionë lekë mëngjesin e sotëm në pikën e exchange, pasi ka marrë paratë, ai është larguar i qetë, teksa është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda qendrës tregtare. “Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari. 42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të...
Burimi:
zeri.ai