Grabiti me armë Exchange-n, autori menjëherë pas arratisjes hoqi mjekrën
Sipas informacioneve të siguruara, mësohet se në momentin e grabitjes autori ka qenë me mjekër, ndërsa në tentativë për të fshehur identitetin ai ka shkuar në banesë dhe e ka hequr atë. Sipas autoriteteve ai ka vjedhur rreth 3 milionë lekë duke kërcënuar punonjësen me një armë zjarri, siç duket edhe në pamjet e publikuara. 42-vjeçari ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.
Burimi:
ntv.al