Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e ‘5 Majit’ është grabitur mëngjesin e kësaj të enjte. Sipas informacioneve në media, një person ende i paidentifikuar ka mësyrë brenda pikës së këmbimit, e cila ndodhet në një qendër tregtare në këtë zonë dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë të konsiderueshme parash. Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë. Grabitësi pasi ka marrë paratë është larguar me vrap. Njoftimi i policise Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë...