Gonzato: Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët njësoj si standardet e BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, pjesë e tryezës së dialogut të hapur për ‘Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri’. Gonzato e vendosi theksin e tij te dekriminalizimi i plotë i shpifjes për gazetarët në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se, liria e medias është me një rëndësi të madhe edhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Mendoj se grupet e punës, të ndryshme kanë nxjerrë rekomandime, si protokolli i sigurisë së gazetarëve. Kontributet janë të rëndësishme jo vetëm për reformën por dhe për ne si delegacion i BE për vlerësimin betejën dhe angazhimet në udhën e shtetit të së drejtës...
Burimi:
kohajone.com