Gonxhja: Rivitalizimi i kullave, monumente kulture por dhe hapësira të gjalla për zhvillim ekonomik

Gonxhja: Rivitalizimi i kullave, monumente kulture por dhe hapësira të gjalla për zhvillim ekonomik

Në katër qarqe dhe 14 bashki të veriut të Shqipërisë ka nisur programi për Rijetëzimin e Kullave dhe përfshirjen e tyre në zinxhirin e turizmit, një nismë që lidh trashëgiminë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se institucioni që ai drejton po ndërmerr një qasje e re për rivitalizimin e kullave tradicionale, duke i trajtuar ato jo vetëm si monumente kulture, por si hapësira funksionale dhe të gjalla, të integruara në zhvillimin turistik, kulturor dhe ekonomik të zonave ku ndodhen. Programi shtrihet në qarqet Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë dhe synon kthimin e kullave në bujtina, qendra kulturore, muze lokalë dhe pika edukimi, si pjesë e itinerareve turistike që ofrojnë përvoja autentike për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë....