Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, duke vlerësuar se sektori i turizmit vijon të jetë në territor pozitiv, por me një ngadalësim të ritmit të rritjes gjatë muajit qershor. Sipas shifrave të paraqitura në postimin e ministrit, në qershor 2026 Shqipëria regjistroi 1,346,279 vizitorë të huaj, krahasuar me 1,329,204 në qershor 2025. Diferenca është 17,075 vizitorë më shumë, ose një rritje prej rreth 1.28%. Për periudhën janar–qershor 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Gonxhja, vendi regjistroi 5,059,069 vizitorë të huaj, nga 4,761,648 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përbën një rritje prej 297,421 vizitorësh, ose 6.25%. Postimi i Blendi Gonxhes Ashtu siç kemi paralajmëruar, ekonomia...