Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Goditja e topit i mori jetën 42-vjeçarit në Vlorë, flet mjeku i urgjencës: Erdhi pa shenja jete në spital
Mjeku Detjon Pashaj TIRANË- Është përcjellë sot në banesën e fundit 42-vjeçari, Besfort Runaj, i cili humbi jetën dje pas një goditje me top në pjesën e krahut, teksa po luante futboll në një kalçeto në Vlorë. Dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak, të cilit nuk mundi t’i shpëtonte. Menjëherë pas ngjarjes, Runaj u transportua drejt spitalit, por arriti pa shenja jete. Momentin e mbërritjes në spital e ka shpjeguar mjeku i urgjencës në Vlorë Detjon Pashaj, i cili ishte mjek roje. Ai tha për mediat se pacienti erdhi pa shenja jete. Sipas mjekut, nuk ka informacion nëse 42-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera, pasi ai shpjegon se është e pamundur të diagnostikohen sëmundjet kur trupi mbërrin i pajetë në spital. “Kam qenë...