Goditja e deputetit Nallbati, Berisha vizitë tek Trauma: Urdhër politik! Policët u sollën si…

Goditja e deputetit Nallbati, Berisha vizitë tek Trauma: Urdhër politik! Policët u sollën si…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar sot Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku është njoftuar për gjendjen e deputetit të PD, Bledion Nallbati, i cili pësoi një goditje në kokë gjatë përplasjeve me policinë. Berisha deklaroi se mënyra se policët “u sollën si bisha” ndaj Nallbatit, ndërsa kritikoi sjelljen e tyre edhe gjatë komunikimit me stafin mjekësor në spital. Ai e konsideroi incidentin si një akt të qëllimshëm politik, duke e cilësuar goditjen ndaj deputetit si ngjarje me urdhër politik.