Goditi me shuplakë infermieren në Tiranë, procedohet 30-vjeçarja
Policia e Tiranës ka proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -E. A., pasi dyshohet se ka goditur shtetasin Dh. B., për motive të dobëta;-D. Z., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Ç., pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetases D. Xh., nëpërmjet mashtrimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., pasi dyshohet se ka...
Burimi:
top-channel.tv