Goditet grupi kriminal! Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë

Goditet grupi kriminal! Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë

Në kuadër të operacionit të koduar “Rotondo”, policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. Konkretisht, u vunë në pranga dy persona, D.J dhe F.GJ, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”. Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim...