Goditet grupi i “skifterëve” Tiranë, arrestohen 5 persona, në kërkim 3 të tjerë (VIDEO)
pamje nga vjedhjet TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione për zbardhjen e një vjedhjeje dhe një tentative vjedhjeje. Si rezultat, 5 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar sendet e vjedhura dhe një automjet. Konretisht, në pranga kanë rënë 2 vëllezër, pasi në makinën e tyre u gjetën sende të vjedhura në një subjekt. Ndërkohë që 3 shtetas të tjerë u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një dyqan në kryeyqytet. Njoftimi: Tiranë/Finalizohen në 24 orë 2 operacione të tjera për zbardhjen e një vjedhjeje dhe të një tentative vjedhjeje, në territoret e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 5 Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim...
Burimi:
zeri.ai